Arti është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut gjithashtu edhe artistët pa të cilët nuk do të ekzistonte, përkrahja e artistëve të ri është e domosdoshme.
Ne po ju sjellim në vazhdim një artist të ri nga Prizreni i cili punimet e tij i realizon me teknikën “laps” në letër.
Në një bashkë bisedim tonin ai na tha:
Pershëndetje,
Une jam Leotrim Krasniqi, 21 vjeçar, me shprese nje artist i famshëm në të ardhmen. Që në moshë shumë të vogël, jam marre me art, po aso kohe nuk e kisha pasionin qe kam tani për artin. Pasi kuptova që e kisha këtë talent, nuk më duhej tepër mund për të realizuar kërkesat shkollore, por e kuptova qe mundi dhe puna duhen për të realizuar diçka më të madhe, ëndrrën time të tanishme.
Që në moshën tetë vjeçare, kam filluar të merrem me art. Por të gjithë motivin dhe përkrahjen e kisha si fillim nga familja dhe të gjithë mësimdhënësit në atë kohë. Me kalimin e viteve, shoqëria u be një faktor i rëndësishëm për ta vazhduar atë që ëndërroj pothuajse çdo nate, të behem një artist i shkëlqyer në të ardhmen.
Persa i përket artit, punën që bëj kam dëshire të jetë sa me reale dhe në perfundimin e punes sime, ajo që më bën të lumtur është reagimi i kujtdo që ishte frymëzim i asaj vepre. Secili person që merret me art ballafaqohet me sfida shumë të mëdha, ku ndër to është edhe mungesa e ndihmes, kushtim i paket i rëndësisë së artit, çka shkakton vështirësi financiare për të vazhduar këtë lloj karriere. Duke pasur parasysh qëllimin për të arritur aty ku dua, si dhe përkrahjen e familjes dhe shoqërise, besoj shumë që suksesi do të jetë l pashmangshëm.
Disa nga puninet
Punimet të tjera mund t’i gjeni në faqen personale të tij në instagram leooall.
Poligraf.AL