Neymar kishte planifikuar të tallej me Erling Haalndin në ndeshje që Paris Saint-Germain e fitoi ndaj Borussia Dortmundit në shtëpi në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Marquinhos ka zbuluar se sulmuesit brazilian i pëlqen të hakmerret ndaj personave që e thumbojnë dhe norvegjezi ishte i pari që e kishte filluar lojën. PSG e eliminoi Borussia Dortmundin 3-2 me rezultat të përgjithshëm, derisa e tërë skuadra kishin festuar në mënyrën e Haaland që kishte shënuar në ndeshjen e parë.
Pas ndeshjes, talenti i skuadrës gjermane kishte postuar një foto: “Qyteti im, jo i juaji”, me një referencë për Parisin, derisa ajo gjë e ka nervozuar Neymarin.
Neymar më pas e kishte postuar një foto si kundërpërgjigje, pasi e eliminuan Dortmundin: “Parisi është qyteti jonë, jo i juaji”.
“Atij i pëlqejnë këto gjëra. Neymari nuk është thjesht futbollist, ai nuk ka frikë dhe gjithmonë përgjigjet ndaj provokimeve”, ka thënë Marquinhos.
PSG tani duhet të pres se kur do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të gjitha takimet janë ndërprerë shkaku i coronavirusit.