Home / Teknologji / Playstation prezanton DualSense , levën e re për Playstation 5

Playstation prezanton DualSense , levën e re për Playstation 5

Playstation ka kohë që kur ka paralajmruar lançimin e Playstation 5 gjatë kësaj vere , edhe pse kishte shumë njereëz të cilët ishin skpeticist nëse kjo me të vërtet do ndodh .

Në luftën e Playstation kundër Xbox , Playstation tanimë ka bërë hapin e parë , ku para pak kohe ka prezantuar levën e tyre të re , DUALSENSE , i projektuar dhe diazajnuar special për Playstation 5 .

Përveq ndryshimit të emrit , së fundmi është raportuar se leva e re nga Playstation vjen me disa karakteristika të reja , ndër to edhe me mocione vibrimi tek butonat e R2 dhe L2 ( Butonat mbrapa , të poshtme ) , të cilët do sigurojnë një rehati dhe dinamikë edhe më të mirë gjat lojërave të ndryshme të cilat do keni mundësi ti luani me këtë konzole dhe levë .

Mbetet të shohim se si do duket konzola e re nga Playstation

 

Poligraf.AL

 

Kerko gjithashtu

Apple zyrtarisht lançon App Store në Kosovë dhe Apple Music në Maqedoni

Disponueshmëria e shërbimeve të reja do të ndihmojë Apple të rrisë shitjet në segmentin e …