BARCELONA :
Ivan Rakitic në një intërvistë më herët kishte thënë se drejtori sportiv i Sevilla-s Monchi , i cili e transferoj atë në Sevilla në vitin 2011 , ende ka numrin e tij të telefonit , gjë që tregon dëshirën e tij të fshehtë për rikthimin e tij tek ish klubi i tij Sevilla .
32 vjeçari kroat , kaloi 3 sezone e gjysë tek Sevilla para transferimit të tij tek Barcelona për shumën e 18 milion euro në vitin 2014 .
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në fund të vitit 2021 dhe thuhët se për shërbimet e kroatit janë të interesuar Manchester United , Juventus , Inter dhe PSG .
Rakitic ka startuar vetëm 10 ndeshje këtë sezon për Barcelonen dhe , në një intërvistë për Mundo Deportivo-n ai sugjeroi se është i hapur për një rikthim të tij tek ish ekipi i tij Sevilla .
” Un gjithmonë e kam thënë , se do ishte një ëndërr për mua ta veshë prap fanelën e Sevilla ” tha Rakitic .
” Të gjithë e dijnë , por nuk vendosi unë , edhe pse kjo do ishte dëshira ime “.
Rakitic iu bashkua Sevilla-s nga Schalke , për një shumë prej 2.5 milion eurove , në vitin 2011 . Transferimi ishte orkestruar nga drejtori sportiv i Sevilla-s Monchi .
Duke folur për Sevillan , Rakitic tregoi për lidhjen e fortë qe ka me ish ekipin e tij Sevilla , një klub ku ai fitoj Europa Ligën në vitin 2013-14 , Rakitic gjithashtu tregoi se në Seville ai ka dhe familjen , dhe se bënte shaka se nuk morri telefonatë nga Monchi për ditëlindjen e tij të 32-të me 10 Mars.
” Unë kam një lidhje të veqantë me Sevilla-n , lidhje të veqantë me qytetin , kam familjen aty “ – përfundoi Rakitic për Mundo Deportivo