Home / Lajme / Nesër do testohen 50 persona nga rrethi i Prizrenit për COVID 19

Nesër do testohen 50 persona nga rrethi i Prizrenit për COVID 19

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, njofton se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur testime të personave të dyshuar me virus Covid-19 në këtë institucion, dhe se janë duke i përpiluar listat e kontakteve të personave të prekur.

Ai thotë se jemi duke u marrë me kontaktet e personave tashmë të infektuar, dhe se pas verifikimit të plotë testimin do ta zhvillojmë ditën e nesërme. Ndërkaq, gjatë konferencës së sotme për media, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se të mërkurën do të testohen rreth 50 persona, të cilët dyshohen se janë kontaktuar nga të infektuarit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …