Në veri të Kosovës janë raportuar edhe 11 raste pozitive në koronavirus, ndër to edhe një nënë me foshnjen e saj nga Zubin Potoku, ka thënë sot epidemiologu Aleksandar Antonijeviq nga institucioni paralel, Enti serb për Shëndetësi në Mitrovicën e veriut.
Bëhet fjalë për katër persona nga Zubin Potoku, tre nga Zveçani, dy nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Leposaviqi.
Nga spitali regjinonal i Mitrovicës, është bërë e ditur se nëna dhe foshnja e saj nga Zubin Potoku janë në gjendje stabile, por ato janë transferuar në Qendrën Spitalore Klinike ‘Dragisa Misovic’ në Beograd, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë.
Antonijeviq ka thënë se megjithëse ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve, situata nuk është shqetësuese, duke theksuar se numri i pacientëve është rritur për shkak të testimit të shtuar, transmeton Klan Kosova.
Deri tani në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 69 raste pozitive në koronavirus, prej të cilëve dy kanë vdekur – nga Leposaviqi dhe Mitrovica e veriut.
Poligraf.AL/KlanKosova