Home / Lajme / Edhe shoqëria civile kërkon hetimin e kontratës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga Komuna e Prizrenit

Edhe shoqëria civile kërkon hetimin e kontratës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga Komuna e Prizrenit

Aktivisti i shoqërisë civile nga KDI-ja , Naim Cahani e konsideron të dyshimtë kontratën për blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit nga komuna e Prizrenit .

Ai thotë se kjo kontratë duhet të hetohet nga Prokuroria.

“Përderisa kemi një procedurë të negocimit të çmimit dhe është kontraktuar një kompani , e cila sipas informatave të prezantuara nuk i ka as aktivitet primar e as sekondar furnizimet e tilla, atëherë nuk ka se si të mos jetë kontratë e dyshimtë dhe me mundësi abuzive”.

“Është mirë që organet e drejtësisë të inicojnë hetimin e kësaj kontrate”, shprehet Cahani për KOHA.

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze. Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …