Home / Lajme / Qytetari nga Prizreni vdes nga COVID-19

Qytetari nga Prizreni vdes nga COVID-19

Ka vdekur edhe një person me COVID-19 në Kosovë, sot në orët e pasdites.Sipas njoftimit nga ana e MSh, viktima është K.Q nga komuna e Prizrenit.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes”, thuhet në komunikatën e MSh.

Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …