Home / Lajme / 5 pacientë me Covid-19 nga Prizreni me oksigjeno-terapi, pritet të testohen 18

5 pacientë me Covid-19 nga Prizreni me oksigjeno-terapi, pritet të testohen 18

Drejtori i drejtorisë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka treguar se në Prizren janë të prekur 55 raste me Covid-19, ndërsa 5 nga ta janë në Klinikën Infektive.

“Në këto momente kemi 5 persona të Shtrirë në Klinikën Infektive në oksigjeno- terapi, por gjendja e tyre është stabile edhe pse janë në oksigjeno terapi”, tha Shehu për Front Online.

Shehu ka bërë të ditur se sot do të testohen edhe 18 presona nga kjo komunë.

“Sot nga komuna e Prizrenit do të testohen edhe 18 persona të cilët kanë qenë raste kontakti,” tha Shehu për Front Online.

Më tej ai tha se gjendja e të infektuarve tjerë me Coronavirus është e mirë.

“Në Prizren momentalisht janë 55 raste me Coronavirus, 15 prej tyre janë shëruar ndërsa 2 kanë ndërruar jetë, të gjithë të tjerët janë në vetizolim përveç pesë prej tyre janë në Klinikën Infektive të QKUK-së me oksigjeno-terapi, por në gjendje të mirë”, tha ai.

Ai thotë se i kanë ndihmuar edhe familjet e të prekurve me virus.

“Po ju kemi dërguar pako ushqimore dhe higjienike të gjitha familjeve që janë të vetizoluara”, potencoi Shehu për Front Online.

Shehu, ka treguar se dje janë testuar 21 persona nga komuna e Prizrenit, 10 prej tyre kanë rezultuar me coronavirus.

Aktualisht Kosova regjistron 799 raste të konfirmuara me Covid-19, 249 të shëruar dhe 22 viktima.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …