Home / Lajme / Ndërron jetë një 26 vjeçar pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Ndërron jetë një 26 vjeçar pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në QKUK, pasi paraprakisht raportohet se është hedhur nga kati i 5-të i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ku ka qenë i karantinuar.

Qendra e Studentëve me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është shndërruar në karantinë pas përhapjes së koronavirusit Covid-19 për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e ndodhur: “Sot, rreth orës 17.20, ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë shkuar te Qendra e Studentëve, ku një person është përcjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikës Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, në QKUK ka konfirmuar se pacienti që është dërguar me autoambulancë nga Qendra e Studentëve ka ndërruar jetë.

Raportohet se viktima është 26-vjeçar

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …