Gjykata Themelore në Prizren, të dielën, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit për vrasjen e një të riu në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu.
I njëjti bëri të ditur se rasti ka të bëjë me vrasjen e cila ka ndodhur të shtunën, rreth orës 14:00, në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se vrasja kishte ndodhur përderisa viktima dhe një dëshmitar kanë qenë duke lëvizur më një motor dhe janë goditur nga një veturë.
“Pas goditjes me veturë, të dyshuarit kanë dalur nga vetura dhe njëri nga ta e ka goditur viktimën me thikë në gjoks. Pas kryerjes së aktit dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, mirëpo fatkeqësisht ai ka vdekur”, ka thënë ai.
Sipas Osmanollajt dyshohet që deri tek vrasja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme ndërmjet viktimës dhe të dyshuarve