Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, M 17, është rrëzuar për shkaqe ende të panjohura në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku helikopteri sapo është furnizuar me karburant është rrëzuar gjatë ngritjes. Në bord kanë qenë 5 persona ndërsa njëri prej tyre mësohet se është lënduar.
