Drejtuesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, njoftojnë se sot dhe nesër nuk do të merren mostra për analiza ndaj Covid-19 në këtë komunë.
Ata njoftojnë se ditën e hënë do të vazhdojnë me ritestime të të infektuarve, dhe pritjet janë optimiste se në këtë komunë do të rritet numri i të shëruarve./tvprizreni.info/