Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Kjo pasi gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë, një 63 vjeçare nga Rahoveci.
E ndjera po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK, dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë gjatë kësaj jave është rritur sërish, pasi përgjatë disa ditëve kurba kishte rënë.
Aktualisht numri i të prekurve është 895, 657 persona janë shëruar ndërkaq raste aktive mbeten 210. /Reporteri.net