Nesër më datë 14 maj 2020 në ora 12:00 federata e futbollit të Kosovës pritet të vendosin se si do të vazhdojë rrjedha e kampionatit në futboll.
Nga burime të mirë informuar brenda federatës kryesia dhe komiteti ekzekutiv pritet të vendosin për fatin e kampionatit tonë në futboll.
Si rezultat i pandemisë së Covid 19 të gjitha aktivitete sportive janë pezulluar në Republikën e Kosovës, ndër to edhe Superliga në futboll.
Sipas të gjitha gjasave diskutimet do të sillen rreth realizimit të kushteve optimale për vazhdimin e kampionatit dhe peshë të veçantë me siguri do të ketë edhe vendimet që do të ndërmerr Ministria e Shëndetësisë./poligraf.al