Në këtë ditë 72 vite më parë u formua shteti i parë hebraik i Izraelit këtë gjë e bëri David Ben-Gurion.
Izraeli ka arritur që të lidh marrëdhënie diplomatike me 162 shtete anëtare të OKB-së.
Ndërsa ka marrëdhënie diplomatike me 2 shtete arabe të cilat ia njohën pavarësinë pas nënshkrimit të traktateve të paqes në vitin 1979 dhe 1994 .
Mirëpo 31 shtete anëtare të OKB-së refuzojnë të njohin pavarësinë e tyre dhe refuzojnë të kenë marrëdhënie diplomatike me ta apo çfarëdo lloj kontakti edhe pse shpesh kontaktet me qeverinë e Izraelit i bëjnë në mënyrë të fshehur e larg publikut.
Shtetet të cilat refuzojn të njohin pavarësinë e Izraelit janë: Algjeria, Bahrein, Komoros, Djibouti, Iraku, Kuwait, Libani, Libia, Mauritania, Maroku, Omani, Katari, Arabia Saudite, Somalia, Sudan, Siria, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe Jemeni. edhe shumë shtete të organizatës islamike si: Afganistani, Bangladeshi, Brunei, Indonezia, Irani, Malajzia, Mali, Niger dhe Pakistani, dhe shtete të tjera si: Bhutani, Kuba dhe Korea e Veriut.
Ndërsa shtete me shumicë muslimane si Turqia ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Izraelit dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Irani deri në vitin 1979 kur pas revolucionit islamik ky shtet mbanë marrëdhënie armiqësore me ta.
Izraeli ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorë grupet etnike më të mëdhenj janë hebrenjët që përbëjnë 74% të popullsisë dhe 21% arab dhe më shumë se 4% të tjerë.
Edhe pse në konflikt të vazhdueshëm Izrael ka një GDP nominale prej rreth 400 miliard dollarë dhe GDP per capita rreth 45 mijë dollarë./poligraf.al