Janë arrestuar dy persona pasi rrahën tre të tjerë, ku si pasojë e lëndimeve të marra trupore përfunduan në spital të Prizrenit.
Dy nga të lënduarit gjatë rrahjes janë liruar nga spitali ndërkaq njëri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, nga dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./tvprizreni