Home / Lajme / Pavarësisht rasteve të reja me koronavirus, prizrenasit nuk ndalen, arrestohen 24 persona

Pavarësisht rasteve të reja me koronavirus, prizrenasit nuk ndalen, arrestohen 24 persona

Derisa po raportohet për raste të reja me koronavirus në Prizren, qytetarët nuk po ndalin daljet në qytet.Në bazë të raportit të Policisë së Kosoës, dje janë arrestuar 24 persona që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë, raporton TV Prizreni.

Sipas raportit, dje janë arrestuar 7 persona duke konsumuar pije në një lokal, e 17 të tjerë janë arrestuar për arsyeje të ngjajshme.

Raporti: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Fsh. Korishë, Prizren 20.05.2020-21:20.

Është raportuar se shtatë të dyshuar  meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar n procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sheshi Shatërvan, Prizren 20.05.2020-23:20.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. W. Voker, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se pesë persona, katër femra njëra prej tyre shtetase e Shqipërisë ndërsa të tjerat Kosovar-e janë takuar në një lokal të cilat nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vetim Shala, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se në sallonin e saj është takuar e dyshuara femër kosovare e cila nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autostradë, Veri, Prizren 21.05.2020-00:50.

Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 21.05.2020-01:10.

Është raportuar se katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovare nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …