Home / Lajme / Shpërndanin narkotikë me” BMW” në Prizren, i ngritet aktakuzë 3 personave

Shpërndanin narkotikë me” BMW” në Prizren, i ngritet aktakuzë 3 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet A.K., A.S., dhe R.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.K., me datë 01.03.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, pa autorizim shpërndanë substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMW 316 I” shpërndanë dhe shet bimë psikotropike të llojit “marihuan”për konsumim të akuzuarve A.S., dhe R.B., ashtu që pasi vërehen nga policia, të njëjtit hedhin në tokë një qese plastike me substancë narkotike me peshë 0.85gr. dhe një cigare të mbështjellur me marihuan me peshë 1.02gr” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Ndërsa, pas kontrollimit të automjetit dhe bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit A.K., janë gjetur një pako me rizlla me mbishkrimin OCB SLIM, një grinder ngjyrë hiri, dhe substancë narkotike me peshë 53.3 gr. si dhe, para të gatshme 1×20 euro, 1×10 euro, 10×5 euro gjithsej 80 euro”.

Me këto veprime i akuzuari A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari i dytë, A.S., dhe i akuzuari i tretë R.B., me datë kohë dhe vend të njejtë, pa autorizim posedojnë substancë psikotrope të llojit “marihuan” në atë mënyrë që nga i akuzuari i parë A.K., pranojnë një cigare 1.2 gr. si dhe një sasi prej 0.8 gr. të llojit “marihuan” dhe në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMW 316 I” të dy së bashku konsumojnë bimë psikotropike të llojit “marihuan”, por të njëjtit pasi që vërehen nga policia, cigaren dhe sasinë e marihuanës e hedhin në tokë” thuhet mes tjerash në njoftim.

Me këto veprime, i akuzuari A.S., dhe i akuzuari R.B., secili veç e veç kanë përmbushur elementet e veprës penale “Posedimi i paautorizur i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë/tvprizreni

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …