Sipas gazetës së njohur spanjolle “AS”, La Liga ka informuar klubet se kampionati do të rifillojë më 12 qershor.
Pjesa më e madhe e klubeve ka nisur të stërvitet me idenë se do të jenë gati të luajnë në atë datë, duke respektuar të gjithë protokollet e vendosura nga Lega dhe nga këshilli superior i sportit.
Ideja është që klubet spanjolle ta mbyllin kampionatin në muajt qershor dhe korrik. Ndërsa në gusht do të luhet Champions League. Në këtë mënyrë, të gjithë skuadrat do të kenë mundësinë të stërviten për një muaj, siç kanë rekomanduar autoritetet shëndetësore.
Megjithatë, data e vendosur nga La Liga duhet të miratohet nga Ministria e Shëndetësisë, me 19 qershorin që konsiderohet si një datë alternative./insporti