Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress.
Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40, pas një mosmarreveshje që kanë pasur mes vete.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Njësia përkatëse policore është duke u marr me rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.