Ajo sapo ka festuar 15-vjetorin e hitit të saj “Pon de Replay” që e ka publikuar në adoleshencë por tani që është 32-vjece, suksesi i saj ka marrë një tjetër rrjedhë.
Nëse ende nuk e keni kuptuar nga titulli, bëhet fjalë për Rihannën e cila së fundmi ka promovuar koleksionin më të ri të veshjeve intime, “Savage X Fenty”.
Duke qenë vetë pronarja dhe njërkohësisht imazhi i markës së njohur, fansat gjithmonë i presin me padurim pamjet e reja të koleksionit të saj jo vetëm për të parë të brendshmet joshëse por edhe format perfekte të këngëtares.