Home / Lifestyle / Shqiptarët e Ukrainës

Shqiptarët e Ukrainës

Rruga e vogël shqiptare (Vulica Mala Arnautskaya) në Odesë të Ukrainës. Ndanë saj shtrihet Rruga e madhe shqiptare (Vulica Velika Arnautskaya). Komuniteti shqiptar në Ukrainë kryesisht daton nga fillimshekulli XIX, ndonëse ngulime më të hershme gjenden që nga shekulli XVI. Por, vala e madhe migroi pas luftërave ruso-turke të shekullit XVIII që u shpërngulën nga viset e Korçës drejt Bullgarisë dhe Dobruxhës, për të kaluar më pas në rajonin e Buxhakut në Ukrainë.

Sot llogaritet që në Ukrainë jetojnë deri në pesë mijë shqiptarë, kryesisht në fshatrat e dy rajoneve – në rajonin e Odesës dhe në rajonin e Zaporozhjes që shtrihet më në lindje, buzë Detit Azov. Shqiptarët e Ukrainës janë kryesisht multilingualë, të rritur në një habitat shumetnik mes ukrainasve, bullgarëve, moldavëve dhe gagauzëve. Megjithatë, gjuha shqipe, një toskërishte arkaike, akoma flitet në shumë familje të këtij komuniteti.

Shkruan: Fitim Salihu

Kerko gjithashtu

Ora dimërore, 10 gjërat që na e kujtojnë atë

Ora dimërore është rikthyer sërish këtë të diel të fundit të Tetorit. Vjeshta po mbaron …