Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:40, ku drejtuesi i automjetit nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, transmeton PrizrenPress.
Sipas Policisë, këmbësorja është dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilën me automjetin e tij e kishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor viktima është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.