Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka bërë të ditur për TV Prizreni se sot rreth orës 15:17 minuta policia është informuar se në fshatin Vlashnje ndodhet një veturë e djegur.
Sipas tij, policia ka dalur në vendngjarje dhe bashkë me prokurorin kujdestar është duke proceduar me rastin. Sipas tij, dyshohet se brenda veturës së djegur ka qenë edhe një person, dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë./tvprizreni