Home / Lajme / Vërmicë: Hyri ilegalisht në Kosovë, policia e kthen shtetasen e Shqipërisë

Vërmicë: Hyri ilegalisht në Kosovë, policia e kthen shtetasen e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Shqipërisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë ditës së mërkurë, rreth orës 11:50.

E dyshuara është hasur në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë, e më pas ajo është kthyer në Shqipëri, transmeton PrizrenPress.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë”, thuhet në njoftimin e PK-së./PrizrenPress

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …