Home / Lajme / Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dhjetë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Prizreni është në mesin e katër komunave ku është kufizuar lëvizje nga ora 21:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Kufizime ka edhe në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri.

Mirëpo, në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se ka pasur ndalime vetëm në Prizren.
Dhjetë personat janë ndaluar në pesë raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është proceduar me procedurë të rregullt./Koha.net

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …