Dje në Prizren është iniciuar një rast për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka inicuar rast ndaj një të mituri, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, transmeton PrizrenPress.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Lagjja Dardani, Prizren 17.07.2020 – 21:30. Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./PrizrenPress.