Home / Lajme / Gjoba deri në 1000 euro për ata që s’i respektojnë masat, sonte fillojnë inspektimet edhe në Prizren (dokument)

Gjoba deri në 1000 euro për ata që s’i respektojnë masat, sonte fillojnë inspektimet edhe në Prizren (dokument)

Qeveria e Kosovës ka vendosur që qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë të gjobitën.

Siç është bërë e ditur personat fizikë do të gjobiten deri në 500 euro, kurse personat juridikë deri në 1000 euro, përfshirë edhe shqiptimin e urdhëresave dhe masave mbrojtëse për kryesin e kundërvajtjes.

Në tiketën që posedon Koha thuhet se kryesi i kundërvajtjes i cili e paguan gjobën në të holla brenda 15 ditëve, paguan vetëm 50 për qind të shumës së paraparë për atë kundërvajtje.

Ndërkaq palët e pakënaqura ndaj vendimit të shkallës së parë, kanë të drejtë kundërshtimi në Komisionin për Vendosje në afatin prej 8 ditësh.

“Kundërshtimi i parashtrohet Komisionit përmes inspektorit sanitar i cili e ka shqiptuar gjobën, për Komisionin për Vendosje të Inspektoratit Sanitar të Kosovës në Prishtinë”, thuhet në tiketën e cila nga sonte do t’iu shqiptohet qytetarëve që nuk respektojnë masat.

Kjo është tiketa për gjoba e cila do të fillojë nga sonte, ku një kopje do t’i jepet palës e cila gjobitet.

Gjithashtu Inspektorati Sanitar dhe ato komunale sonte do të zhvillojnë një aksion për të parë nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ekipet e Inspekcioneve do të vendosen në pesë komuna:

Në Prishtinë (pesë grupe), Ferizaj ( tre grupe), Mitrovicë( dy grupe), Prizren (katër grupe), Gjilan ( tre grupe).

Aksioni do të filloj nga ora 21:00.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …