Home / Lajme / Tre të arrestuar për pengim të policisë në Prizren

Tre të arrestuar për pengim të policisë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prizren kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Vesli Klark”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas kanë pengua zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas ka pengua zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …