Pas qarkullimeve të fundit në rrjete sociale që në kompleksin ‘’Abi Çarshia’’ qytetarët lëvizin pa maska duke i thyer kështu masat anti-covid dhe orarin e lëvizjes së lirë që është deri tek ora 22;30, menjëherë kanë qenë reagimet e Policisë së Kosovës – Njësia Speciale, Inspektorati i Prizrenit dhe Prishtinës, ku nga afër kanë dalë për të parë se sa qëndrojnë këto informacione.
‘’Pasi që mbrëm kanë qarkulluar disa informacione në rrjete sociale që në ‘’Abi Çarshia’’ nuk po respektohen masat anti-covid dhe lëvizja e lirë, sot Policia e Kosovës, gjëgjësisht Njësia Speciale, Inspektorati i Prizrenit dhe i Prishtinës, kanë bërë një plan operativ qysh nga dita e mëngjesit të sotëm, për të vazhduar edhe tani, në orët e mbrëmjes. Pas daljes ne teren, kemi vërejtur që 95% i qytetarëve mbanë maska dhe respektojnë masat anti-covid, derisa për një numër të qytetarëve kanë filluar fletparqitjet dhe vërejtjet, e poashtu disa pronar të lokaleve janë sanksionuar më gjobë prej 500 eurove dhe vërejte nëse nuk i respektojnë masat anti-covid kjo gjobë mund të dhjetë fishohet, pra deri në 5000 euro. Por, në përgjithsi jemi të kënaqur nga qytetarët tanë të cilët respektojnë masat anti-covid’’, ka thënë Komandanti i Policisë së Kosovës – Stacioni i Prizrenit, z. Qamil Kroni.
Nga ana tjetër për Radio Kosovën është prononcuar edhe menaxheri i Abi Çarshisë, z. Evren Fusha, i cili hedhi posht dhe i quajti spekulime raportimet e disa mediave online duke raportuar që eshte e ‘’pa prekshme’’ Abi Çarshia’’.
‘’Sot është dita e dytë e Kurban Bajramit dhe kemi një numër më të madh të vizitorëve. Por, poashtu e kemi edhe Policinë dhe Inspektoratin e Kosovës për të parë nga afër sa respektohen masat anti-covid.
Siç po e shihni, janë diku afër pesëdhjetë policë sonte këtu. Janë spekulime dhe absolutisht nuk qendrojnë raportimët e disa mediave online që ne jemi të pa prekshëm. Masat këtu respektohen.
Në fillim të muajit qërshor ne kemi dhënë edhe maska falas për vizitor, por ata i hedhin në mbeturina ose i fusin ne xhep, dhe nuk i mbajnë. Në nuk mund t’i obligojmë. Këtë e bënë Policia e Kosovës.
Poashtu fotografitë nga larg tregojnë që nuk respektohet distanca e tavolinave por nuk është e vertetë. Sepse të gjitha tavolinat e kanë distancën nga 1.5 metër e gjysëm, por nga sot edhe 2 metra, por janë vetë klientët ata, të cilët, i lëvizin tavolinat”, ka thënë Fusha.
Poashtu ai tregoi që masat për rikëmbje ekonomike nga Qeveria e Kosovës janë lëshuar vetëm për muajin mars-prill, dhe janë në pritjë për kompenzimë të muajve tjerë.
‘’Janë bërë disa kompenzime për muajt mars-prill, por jo edhe për muaj tjerë. Kompenzimet janë të pakta, është bërë vetëm 20 % i tyre. Presim që sa më shpejtë të bëhët pjesa e tjetër’’, ka thënë Fusha.
Apeli i tij për fund ishtë që gjithë qytetarët e vendit të cilët ia mësojnë Abi Çarshisë, të pajisën dhe të respketojnë masat anti-covid.
E, nga ana tjetër, menaxher i lokalit të ‘’Mondos’’ në Abi Çarshi, z. Genc Rrahmanaj, tregoi që gjatë gjithë ditës kishin kontrollime të ndryshme nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati, por nuk hasen në ndonjë vërejtje.
‘’Gjatë tërë ditës këmi pasur kontrollime të ndryshme nga Policia dhe Inspektorati. Nuk kemi pasur ndonjë sankcion ose vëretje, sepse respektohen gjitha masat anti-covid. Kemi dezifenktues në tavolina, distanca mbahet deri në dy metra siç po shihet. Nuk kemi pasur asnjë problem. Por, shpresoj që edhe Qeveria e Kosovës sa më shpejtë t’i alokon mjetët e kompenzimeve të pandemisë për muajt e kaluar, sepse ende nuk janë lëshuar’’, tha Rrahmanaj.
Siç pohuan zyrtarët të sigurisë dhe rendit, 95%i vizitorëve dhe lokaleve në ‘’Abi Çarshi’’ respektojnë masat anti-covid, por për ata të cilët nuk respektojnë, vërejtjet dhe sanksionet do të shqiptohen.
Akcioni i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Radio Kosova/PrizreniSot