Dymbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren, për shkak mosrespektimit të masave ant-COVID 19.
Nuk kanë munguar edhe gjobat financiare.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj, kërkon nga bizneset dhe qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse.
“12 lokale janë mbyllur “, tha Muçaj, shkruan “PrizrenPress”
“Janë shqiptuar 5 gjoba për bizneset në vlerë nga 500 euro”.
“Ndërsa, 46 raste janë paraqitur për kundërvajtje”, tregon ai.
Mbrëmë në Prizren zbatimi i masave anti-COVID-19 është monitoruar edhe nga Policia e Kosovës.