Home / Lajme / 58 të ndaluar për mosrespektim të masave brenda 24 orëve në Kosovë, prin Prizreni me 48 të ndaluar

58 të ndaluar për mosrespektim të masave brenda 24 orëve në Kosovë, prin Prizreni me 48 të ndaluar

Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka ndaluar 58 persona, për mosrespektim të masave gjatë pandemisë COVID-19.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ua lejon qytetarëve në disa qytete qëndrimin jashtë vetëm deri në orën 22:30, gjithashtu, mbajtja e maskave është obligative.

Por për shkak të mosrespektimit të disa thirrjeve të qeverisë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Policia e Kosovës ka ndaluar disa persona.

Në Podujevë është iniciuar rast ndaj një personi. Në Ferizaj është ndaluar një person, në Prizren janë ndaluar 48 persona, në Suharekë 2, në Malishevë 1, në Mitrovicë 2 dhe në Vushtrri 3.

Sipas PK-së, disa janë dërguar në mbajtje e disa janë dërguar në vetizolim.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …