Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj propozoi që humanisti Halil Kastrati të shpallet qytetar Nderi i Prizrenit.
Ky propozim u përkrah nga kuvendarët prizrenas, dhe si pikë e veçantë e rendit të ditës në Mbledhjen e Kuvendit Komunal që do të mbahet të enjten është edhe “Shyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen “Nderi i qytetit” për z. Halil Kastrati”./Prizrenit Sot/