Home / Lajme / Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve PRAK “heton” trajtimin e rasteve me covid 19 në Kosovë

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve PRAK “heton” trajtimin e rasteve me covid 19 në Kosovë

Në njoftimin e tyre zyrtar shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve ka bërë thirrje të gjithë atyre të cilët janë diagnostifikuar se janë me covid 19 dhe janë shëruar apo janë në shërim e sipër të kontaktojn shoqatën në mënyrë që të ndajn përvojat e tyre gjatë shërimit.

Të nderuar miq,

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK është duke mbledhur eksperiencat e pacientëve të prekur me COVID-19 dhe familjarëve të tyre me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet pacientëve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për këtë kategori.

Luten të gjithë ata pacientë ose familjarët e të prekurve me COVID-19, të cilët janë të gatshëm të ndajnë historinë e tyre me ne, të na shkruajnë në këtë faqe.

Eksperiencat tuaja do të na mundësojnë të kemi një zë më të fuqishëm në adresimin e problemeve që kanë kjo kategori e pacientëve.

Mirëpresim mesazhet tuaja.

Me respekt
PRAK Kosova

  • 383 49 946 201
    info@prak-kosova.org

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …