Home / Lajme / Një muaj arrest shtëpiak ndaj një femre në Prizren për narkotik

Një muaj arrest shtëpiak ndaj një femre në Prizren për narkotik

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale B.A dhe S.K. do ju llogaritet prej datës, 03.08.2020, e cila masë do të ju zgjasë deri më datën 02.09.2020.null

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …