Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” me ndihmën dhe përkrahjen e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtorit të Administratës, Osman Hajdari, sot kanë bërë vizitë njëditore tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Gllogjan dhe Landovicë.
Drejtuesja e shoqatës “Gratë e Dëshmorëve”, Xhyhere Vezaj – Maqkaj e cila është edhe bashkëshortja e dëshmorit, Selver Maqkaj thotë se qëllimi i kësaj vizite ishte për ti nderuar dëshmorët e rënë për liri dhe për t’ju thënë Lavdi.
Ajo thotë se ne jemi gjallë falë gjakut të tyre dhe jetojmë me shumë dhimbje për ju.
Në emër të familjeve të dëshmorëve, respektivisht nënave dhe grave të dëshmorëve, drejtuesja e shoqatës, Xhyhere Vezaj – Maqkaj, falenderon kryetarin e Prizrenit dhe drejtorin e Administratës që i mundësuan ta bëjnë këtë vizitë duke thënë se është hera e parë për disa gra të dëshmorëve që bëjnë vizitë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan e Prekaz./tvprizreni.info/