Home / Lajme / Drejtori i QRTK-së në Prizren e quan gënjeshtar Haskukën

Drejtori i QRTK-së në Prizren e quan gënjeshtar Haskukën

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren(QRTK), Samir Hoxha e ka quajtur gënjeshtar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, Haskuka në intervistën e fundit dhënë në KTV, nuk e ka thënë të vërtetën.

“Gjatë intervistës dhënë në një medium publik, kryetari i Komunës së Prizrenit gënjen. Ndër shumë të pavërteta ai gënjeu edhe për Qendrën Historike të Prizrenit, duke thënë se “gjendja në QHP nuk ka qenë asnjëherë më mirë se është tani dhe se nuk ka asnjë ndërtim pa leje në të cilën nuk është ndërhyrë nga ana e inspektoratit”. Gënjeshtër!”, shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se në këtë qytet nuk ka ndërtime pa leje.

Mirëpo, drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha thotë se me këtë deklaratë Haskuka e ka mashtruar publikun.

“Që nga viti 2018 e deri më tani nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, janë evidentuar mbi dyzet (40) shkelje të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Planit të Konzervimit. Të gjitha këto shkelje janë raportuar në inspektoratin e Komunës së Prizrenit dhe në asnjërin rast nuk është vepruar në zbatim të ligjshmërisë… Rreth saktësisë së kësaj të dhëne, mund të ju ofrojmë qasje në dokumente publike”.

“Ai gënjen edhe për projektin e rivitalizimit të rrugës “Marin Barleti” kur thot se Komuna e Prizrenit ka kryer të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes MKRS-së, Komunës së Prizrenit, zyrës së BE-së, dhe Ambasadës Britanike. Gënjeshtër!”
“ Asnjë cent buxhet nuk ka planifikuar Komuna e Prizrenit për zbatimin e kësaj marrëveshje që nga viti 2018 sipas detyrimeve nga kjo marrëveshje për rregullimin e infrastrukturës në këtë rrugë”.

“Gënjeshtra e radhës e Kryetarit të Prizrenit ishte edhe ajo rreth investimeve në disa ndërtesa të vjetra në QHP, sërish gënjen! Edhe asnjë investim i vetëm në Qendrën Historike të Prizrenit nuk është bërë gjatë kësaj qeverisje”, shkruan Hoxha./PrizrenPress

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …