Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e të riut nga Suhareka, saktësisht nga Studenqani.
Sipas Policisë në vendin ku ka ndodhur ngjarja është konfiskuar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.
Dje një person 19 vjeçar ka vdekur në Suharekë si pasojë e plagëve të marra nga një armë. Sipas informacioneve të Metros, vdekja ka ardhur si pasojë e mos kujdesit me armën dhe kështu personi me inicialet V.B, është vetëvrarë.
Policia në raportin e saj bën të ditur se ai ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencë dhe se trupi tij më pas është dërguar për obduksion.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:Suharekë 02.09.2020 – 12:42. Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./tvprizreni