Në fshatin Pousk të Komunës së Prizrenit është zhdukur një person me të meta psikike.
Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, i cili ka raportuar në Policinë e Kosovës. Sipas tij, djali është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Fsh. Pousk, Prizren 01.09.2020. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data 01.09.2020, djali i tij viktima mashkull kosovar me të meta psikike, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./