Kalldrëmët e Kalasë së Prizrenit zëvendësohen me kubëza betoni
Kalldrëmët e Prizrenit që çojnë në Kalanë e këtij qyteti kanë nisur që të zëvendësohen me kubëza betoni.
Edhe pse zona përreth kalasë është zonë e mbrojtur me ligj, rregullimi i tyre duhej të bëhej me kalldrëm origjinal te zonës në mënyrë që të ruhet origjinaliteti i zonës.
Një banore e Prizrenit ka postuar foto mëngjesin e sotëm ku shihet se si kubëzat kanë nisur që të zëvendësohen në pjesët ku kalldrëmet shekullor kanë qenë të shtruar.