Home / Lajme / 2 raste të reja me covid 19 në Prizren dhe 43 në gjithë Kosovën

2 raste të reja me covid 19 në Prizren dhe 43 në gjithë Kosovën

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …