Së shpejti fillojnë punimet në ndërtimin e QMF-së në Arbanë, dhe se banorët e saj, Atmaxhës dhe Landovicës do të marrin shërbime në objekte të tjera, për shkak të fillimit të ndërtimit të objektit të ri të QMF-së edhe në lagjen Arbana.
Përmes një njoftimi në facebook, Arsim Berisha kryeshef i mjekësisë familjare, njofton banorët e lagjes Arbana dhe fshatrave Atmaxhë dhe Landovicë, se nga data 21.09.2020 shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në QKMF Prizren dhe QMF Jeta e Re.
Fëmijët e Lagjes Arbana të cilët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt, shërbimin do ta marrin në QMF “Jeta e Re”.
Arsyeja e këtij ndryshimi është se së shpejti do të filloj ndërtimi i objektit të ri të QMF-së Arbanë, nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë së komunës së Prizrenit.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e bërë publik nga kryeshefi i mjekësisë familjare, Arsim Berisha./tvprizreni