Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit dje rreth orës 13 :30.
Sipas Policisë, është raportuar se i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Rasti, i cili po trajtohet si aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, vazhdon të hetohet./kallxo.com/