Të mërkurën rreth orës 13:10 është arrestuar një shtetas i Serbisë në terminali Doganor-Prizren, pasi që gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë persona shtetas të huaj.
Dyshohet se të njëjtit e kanë kaluar ilegalisht kufirin, njofton Klan Kosova.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.