Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Vërmicë, pasi në veturën të cilën po e voziste janë hasur pesë shtetasë të huaj, të mitur.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.
Fsh. Vërmicë, Prizren, 10.10.2020 – 01:30. Raportohet se në veturën me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar janë hasur 5 persona meshkuj të mitur shtetas të huaj me të cilët janë duke u marrë njësitë policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Rasti nën hetime./tvprizreni