Home / Lajme / Suharekë: Ndalohet një person pasi policia i gjen në shtëpi 3 pushkë, pistoletë e shumë fishekë

Suharekë: Ndalohet një person pasi policia i gjen në shtëpi 3 pushkë, pistoletë e shumë fishekë

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, L.K., (1978), pasi që pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar tri pushka, pistoletë dhe shumë fishekë.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se i dyshuari është i njohur si recidivist i veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Njoftimi i plotë:

Sot, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar:

1.Një pushkë automatike AK-47

2. Një pushkë Gjuetie ,Zbrojovka Brno

3. Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce,Model 2803-12GGA26

4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm

5. Dy karikator te AK-47

6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë GA-12

7. Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62

8.Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb

9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë

10. Dy rrethator për vendosjen e di bollave

11. Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.

I dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal i falënderojmë qytetare për një bashkëpunim te mire me policin e Kosovës dhe fal ndihmës se tyre është arrit, qe i dyshuari te ndalohet nga ana e policisë.

Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit te shëtit i dyshimti është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …