Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 943 gjoba ndaj qytetarëve dhe subjekteve që nuk i kanë respektuar masat e parapara nga institucionet shëndetësore për mbrojtje nga sëmundja e COVID-19.
Deri më sot, nga COVID-19 në Kosovë janë infektuar 16,754 qytetarë, prej tyre 14,617 janë shëruar e 652 kanë vdekur.
Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me coronavirusin e ri ndërkohë që në fillim të këtij muaji numri i të shëruarve ishte më i lartë se ai i të infektuarve.