Home / Lajme / Ata që vijnë në Kosovë nga këto katër vende të Evropës nuk mund të hynë pa e pasur testin për COVID-19

Ata që vijnë në Kosovë nga këto katër vende të Evropës nuk mund të hynë pa e pasur testin për COVID-19

Janë 20 vende në listën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e njohur si ECDC, që kanë hyrë tek vendet me rrezikshmëri më të lartë për t’u infektuar me COVID-19.Kësaj liste i janë bashkuar edhe Italia, Polonia, Kroacia dhe Lihtenshtajni.Kjo listë përditësohet thuajse çdo dtë varësisht prej numrit të të infektuarve.

Për Klan Kosovën nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë detaje lidhur me atë se si përcaktohen një vend me rrezikshmëri të lartë.Nga MSH-ja bëjnë të ditur se kriter sipas ECDC mbetet 120 raste me COVID-19 në 100 mijë bamorë.Sipas Ministrisë ata që nuk kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet ta posedojnë testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

“Vendet me rrezik të lartë kategorizohen në bazë të listes se ECDC e cila ndryshon shpesh sipas trendit të rasteve pozitive me SARS COV-2. Kjo listë përdoret edhe nga autoritetet në Kosovë. Kriter është 120 raste të reja të SARS COV 2 në 100 000 banorë. Ata që nuk kanë vendbanim të përhershem në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me risk të lartë , me rastin e hyrjes në Kosovë duhet të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë”./tvprizreni

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …