Home / Lajme /
PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës


PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj përmes një konference për media ka kërkuar edhe njëherë nga kryetari Haskuka që të shkarkojë drejtorët që kanë aktakuza për keqpërdorin detyre.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së në Prizren:

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, vazhdimisht ka ngritur shqetësime, për modelin e qeverisjes lokale në Prizren!

Dikur e ashtuquajtura qeveria Haskuka, tani më as këtë epitet nuk mund ta mbaj. E degraduar dhe e përcjellur me mostransparencë dhe e ndeshur rregullisht me ligjin. Larg përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Pa vizion, pa strategji të artikulimit të kërkesave të qytetetarëve. E radhitur në fund tek të gjitha listat nga monitorues vendorë e ndërkombëtare. Çdo ditë e më shumë, po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës.

Gjysmën e parë të mandatit, gjysma e drejtorëve ishin të akuzuar. Pjesën e dytë të mandatit, janë zyrtarë e drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Tani, zyrtarisht, janë 3 drejtorë aktual, të pandehur me procese në prokurorinë themelore në Prizren.

Në modelin e qeverisjes aktuale dhe të frustruar, po këndohet edhe më tej kënga e vjetër prej ish drejtorëve të akuzuar, deri në drejtorët aktual si të pandehur. Jemi të shqetësuar jo vetëm duke përfaqësuar si opozitë qytetarët që na besuan, por edhe ata që dikur shpresonin për ndryshime në qeverisjen lokale. Kërkojmë nga Mytaher Haskuka, që të ndërmarrë masa të menjëhershme, ndaj atyre që kanë tradhtuar besimin publik qytetar. Ne nga dega e PDK-së në Prizren, nuk ndihemi mirë, kur drejtorët aktual dhe udhëheqja komunale, nuk tregojnë shenja të përmirësimit në mënyrën e qeverisjes. Pra në vend se të fillojnë t’u ofrojnë shërbime qytetarëve pa preferenca, ata vazhdojnë të ofrojnë shërbime klienteliste dhe në kontinuitet nuk respektojnë legjislacionin aktual në fuqi

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …